Shifrat alarmante/ Shqipëria më e varfra në Europë

Aktualitet

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar me sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se ndonëse “Shqipëria më e varfra në Europe, Rama vazhdon të krihet”.

Këlliçi në vijim ka publikuar edhe disa shifra në bazë të të cilave, Shqipëria renditet e 105-ta në botë për sa u përket të ardhurave për frymë.

“Shqipëria renditet e 105-a në botë nga 189 shtete, për sa i përket të ardhurave për frymë në vitin 2017, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë. Vendi ynë lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina.

Maqedonia është në vendin e 96, me 5500 dollarë për frymë, Serbia në vendin e 94, me 5600 dollarë. Më mirë është Mali i Zi, në vend të 84 (7071 dollarë për frymë).”, – shkruan Këlliçi.

Në përmbyllje të shkrimit të tij, Këlliçi citon Bankën Botërore, e cila është shprehur se Shqipërisë nëse do të ecë me të njëjtat ritme të zhvillimit ekonomik, do t’i duhen 60 vite për të arritur mesataren europiane.

“Banka Botërore, në raportin e saj të rregullt rajonal, publikuar së fundmi tha se me ritmet aktuale të rritjes, Shqipërisë do t’i duhen 60 vite për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian”, – përmbyll Këlliçi shkrimin e tij.

ME TE LEXUARAT