Shfryhet operacioni i Xhafës/ ‘Forca e Ligjit’ kap 130 gramë kanabisi

Aktualitet

Kujtim Kuçi, një nga tre personat e arrestuar me bujë para tre ditësh gjatë aksionit “Forca e Ligjit”, është liruar nga qelia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Fierit ka caktuar për të masën e sigurimit personal të arrestit shtëpiak. Seanca për masën e sigurisë ndaj Kuçit, i cili rezulton invalid i shkallës së parë është bere tek qelia ku ai qëndronte në paraburgim.

Gjate aksionit të 3 ditëve më parë, Kuçit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës “Glock” që sipas Policisë dyshohet pa leje dhe 2 krehra me fishekë.

Ndërsa dy personave të tjerë të arrestuar, Bashkim Ahmetos dhe Dritan Tushës, iu gjetën dhe sekuestruan 130 gr kanabis.

Bashkim Ahmetos iu gjet dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock.

Policia njoftoi se: Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armëve të zjarrit dhe drogës, edhe:

- 4 automjete, njëra e blinduar;

- 2 armë gjahu;

- 1 dedektor valësh;

- shkop gome;

- 2 thika me përmasa të ndryshme;

- 8 telefona celularë;

- 900 euro.

Operacioni “Forca e Ligjit” i shpallur me bujë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka si objektiv shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare dhe ky në Fier ishte aksioni i parë.

ME TE LEXUARAT