Shfaqja “Babai” mrekullon Elbasanin, shënohet rekord për shitjen e biletave

Kliko per me shume info

Shfaqja e komedisë së trishtë “BABAI” me regji të Spiro Dunit ,në të cilën në rolin kryesor interpreton Artisti Reshat Arbana si dhe aktorët Flaura Kureta, Hysen Mullanjonuzi , Mario Elezi dhe Elja Zaharia po thyen të gjitha rekrodet historike në Teatrin “Skampa” të Elbasanit si dhe po vendos një standart të ri përsa i takon nivelit dhe profesionalizmit të shfaqjeve gjatë kësaj stine teatrore pasi jo rrallë gjatë viteve të fundit në shfaqjet teatrale në vendin tone ka mbizotëruar më së shumti amatorizmi.

Kliko per me shume info

Por kjo situatë me sa duket ka marrë fund njëherë e përgjithmonë në Teatrin “Skampa” të Elbasanit ku gjatë kësaj vjeshte në skenë shfaqjet janë dinjitore dhe interpretuesit e roleve janë artistë nga më profesionistët.

Rikthimi i shfaqjeve me nivel interpretimi të lartë në Teatrin “SKAMPA” ka sjellë ndërkaq dyndjen e spektatorëve. Dyndja e tyre është aq e pazakontë saqë për të ndjekur shfaqjen e komedisë së trishtë “Babai” duhet të prenotosh biletën tri apo katër netët përpara .

Kjo po ndodh në Elbasan me premierën shfaqjes “Babai” që ka startuar që prej mbrëmjes së të shtunës në teatrin “Skampa” të Elbasanit.Shfaqja e vënë në skenë nga regjizori Spiro Duni dhe me interpretimin shkëlqyer të aktorëve të mirënjohur ka tërhequr interesin e elbasanasve si rrallë herë më parë. Interpretimi brilant i aktorit të aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë , Reshat Arbana ka mbajtur në këmbë për një kohë gjatë publikun elbasanas, duke arritur që të emocionojë edhe vetë aktorin “Nderin e Kombit” , Reshat Arbana, i cili është përlotur në skenë nga duartrokitjet pa fund të publikut artëdashës elbasanas dhe jo vetëm .

Shfaqja e komedisë së trishtë “BABAI” ka shënuar një rekord të pazakontë për teatrin e Elbasanit, pasi në netët e para janë shitur më shumë se 1500 bileta dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar kjo shfaqje do vijojë edhe gjatë javës tjetër për shkak të interesimit të madh të treguar nga publiku. Nga organizatorët në Elbasan, shfaqja e komedisë së trishtë “BABAI” është konsideruar si “shfaqja e vitit”dhe merita mbi të gjitha i shkon aktorit Reshat Arbana i cili edhe pse në një moshe të thyer , në skenë shfaqet plot energji dhe freski. Ai po u dhuron emocione pa fund spektatorëve të cilët do ta mbajnë mënd gjatë këtë shfaqje që Reshat Arbana dhe Flaura Kureta e cilësojnë një sukses të jashtëzakonshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.