Sherri mes Joleza Kokës dhe Saimir Kodrës , një luftë që përfundon në gjyq

Kliko per me shume info

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka dhe moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra që prej shtatorit kanë nisur një “luftë” që sot ka përfunduar në gjyqe.

Në fillim Joleza Koka e akuzoi Saimir Kodrën për thyerje të etikës televizive, duke publikuar një video ku moderatoratorët e emisionit “Stop” i drejtoheshin velinave me batuta fyese.

Kliko per me shume info

Pak ditë më vonë “Stop” publikoi një skandal me përmasa më të mëdha, duke denoncuar se Joleza në qendrën e saj të punës, pra në Ministrinë e Mirëqenies, kishte dy vjet pa shkelur, ndërkohë që vijonte të merrte pagë.

Pas kësaj Joleza postoi një status, ku përgënjeshtronte supozimin se nuk ishte paraqitur në punë, duke futur në valle edhe bashkëshorten e Saimirit, duke sugjeruar se kjo mund të verifikohej, pasi bashkëshortja e moderatorit është e punësuar në sektorin e burimeve njerëzore.

Radhën për t’u kundërpërgjigjur sot e ka pasur Saimir Kodra, i cili i ftuar në “Thumb” u shpreh se Joleza po gënjen pasi nuk është paraqitur as edhe një ditë në punë.

“Ajo kishte bërë një shkrim dhe kishte përmendur gruan time. Joleza është një e pafytyrë. Gruaja ime ka fituar me konkurs atje. Por Joleza s’di ça të thotë për atë që ka bërë. Ajo ka nisur një betejë të fortë ligjore me gruan time. Shpëtove nga Saimiri, po tani ç’të gjeti”, u shpreh Saimiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.