Sherr me thika në Borsh, mbetet i plagosur 17-vjecari

Dy të rinj u konflikuan me njëri- tjetrin me mjete të ftohta prerëse. Krimi ka ndodhur në fshatin Borsh dhe për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë rezultuar se në vendin e quajtur ”Në Ferëm Borsh”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, i D.Z., 16 vjeç, ka goditur me mjete të ftohta prerëse shtetasin R.Xh., 17 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë).

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin D.Z., dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here