Sherr i dhunshëm në zonën e Astirit në Tiranë, plagoset 30-vjecari, policia flet për krimin

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një person është plagosur me armë në një lokal.

Krimi ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” ne zonen e Astirit, ku mësohet se është qëlluar me armë 30-vjecari me iniciale Gentian Rrahmani.

Kliko per me shume info

Policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen ndersa i plagosuri eshte derguar ne spital per te marre ndihmen mjekesore.

Njoftimi i policise:
Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

-Në rrugën “Teodor Keko” fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohe grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.