Sherr mes dy të rinjve, të shtëna me armë në Durrës

Kliko per me shume info

Një sherr mes dy personave në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Sipas Policisë, 27-vjeçari Roland Peroj ka kërcënuar me armë 22-vjeçarin me iniciale R.B dhe ka qëlluar 5 herë në ajër, e më pas është larguar.

Kliko per me shume info

Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi menjëherë hetimet. Disa minuta më vonë, uniformat blu mundën të arrestonin 27-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen Nr.16. Grupi hetimor po merr në pyetje 22-vjeçarin që u përfshi në sherr, si dhe dëshmitarë të ngjarjes. Nga ana tjetër, Roland Peroj akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.