Sherr me TBA në New York? Noizy flet për herë të parë: U kërkoj ndjesë fansave

Showbiz

Gjithë ditën e djeshme u fol në media dhe rrjete sociale lidhur me faktin se jashtë koncertit që mbajti Noizy dhe OTR në New York, kishte ndodhur një sherr nga ku reperi kishte përfunduar i gjakosur. U aludua se bëhej fjalë për një hatërmbetje të vjetër midis grupit TBA dhe OTR ndaj dhe konflikti kishte degjeneruar deri në atë pikë.

Megjithatë vetëm pak orë më parë ka ardhur edhe reagimi i vetë Noizyt lidhur me gjithçka u fol. Pa dashur të flasë për këto thashetheme, Noizy ka falenderuar të gjithë fansat e tij që i kishin dhënë mundësinë të shijonte një nga koncertet më të mira të karrierës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu ai kërkoi falje për gjithë fansat që e prisnin jashtë por nuk mundi t’i takojë për çështje kohe. Kështu reperi ka thënë me pak fjalë se ai as nuk ka dalë fare jashtë, jo më të konfliktohej fizikisht me dikë.

ME TE LEXUARAT