Sherri për pronën, 60-vjeçari nga Fieri kërcënon vëllain me çifte

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri vëllain e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Boçovë.

Burime të Policisë bëjnë me dije se Sterio Jarua, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu shtetasin me inicialet H.J, 67 vjeç.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE

Kanos me armë gjahu vëllain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Sterio Jarua, 60 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Boçovë, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu( të cilën e mbante pa leje), vëllain e tij, shtetasin H.J, 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here