Sherr në Vlorë, nxënësit zihen me thika, plagoset rëndë 16-vjeçari

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku dy nxënës shkolle janë zënë me thika dhe si për pasojë njëri prej tyre është plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Marigo Posio” në lagjen 1 Maji.

Sherri ka ndodhur mes dy adoleshentëve pas mësimit, ku 14-vjeçari A.N ka plagosur me thikë 16-vjeçarin V.Ç.

Menjëherë pas ngjarjes, si pasojë e goditjeve të marra, i plagosuri është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ''1 Maji'', është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT