Sherr mes dy personave, të shtëna me armë në Durrës

Një konflikt mes dy personave në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armëve ndersa protagonistet e ngjarjes ishin ne publik.

Policia njoftoi se 27-vjeçari Roland Peroj ka kërcënuar me armë 22-vjeçarin me iniciale R.B dhe ka qëlluar 5 herë në ajër, e më pas u largua.

Kliko per me shume info

Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje dhe nisi menjëherë hetimet. Disa minuta më vonë, uniformat blu mundën të arrestonin 27-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në lagjen Nr.16. Grupi hetimor po merr në pyetje 22-vjeçarin që u përfshi në sherr, si dhe dëshmitarë të ngjarjes.

Mësohet se shtetasi Roland Peroj akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.