Sherr me thikë në shkollë, plagoset 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur brenda ambjenteve të një shkolle 9-vjeçare në Korçë.

Policia thotë se D.D 14 vjeç ka shkuar I plagosur me thikë në spitalin Rajonal të Korcës.

Kliko per me shume info

Nga të dhënat paraprake rezulton se është konfliktuar me një nxënës tjetër në shkollë.

D.D, aktualisht po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here