Sherr masiv midis shqiptarve dhe malazezve në shkollën e Tuzit

Kosovë&Rajon

Një sherr masiv është regjistruar në shkollën e mesme të përgjithshme 25 Maji në Tuz të Malit të Zi.

Sipas informacioneve të dokumentuara edhe me video, nxënësit e dy klasave të ndryshme, njëra me shqiptarë dhe tjetra me malazezë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin në 2 rastë të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E përditshmja serbe Veçerni Novositi shkruan se përplasja e parë është regjistruar në 17 Tetor dhe e dyta një ditë më pas në datën 18 Tetor.

Nga sherri masiv, 3 nxënës kanë përfunduar në spital dhe janë trajtuar që qendrën shëndetësore të Podgoricës. Pamjet e të dy përplasjeve janë postuar edhe në rrjetet sociale dhe tregojnë sesi nxënësti e tjerë ulërinin dhe xhironin sherrin.

Pas këtij incidenti, drejtoria e shkolës ka marrë edhe masat për nxënësit e shkollës duke përjashtuar 12 prej tyre, shqiptarë të Malit të Zi. Ndërkohë raportohet se 22 të tjerë malazezë nuk janë dënuar.

Tuzi është një qytet pranë kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe është  e  banuar nga shumica shqiptarë. Arsimi në Tuz zhvillohet në 2 gjuhë në atë serbo-kroatisht dhe shqip pas të drejtave që i janë njohur komunitetit shqiptar që jeton në këtë zonë.

ME TE LEXUARAT