Plas sherri në komision, Salianji pyet Xhaçkën për drogën, Ndreu: Ti do rrahur, o provokator

Një pyetje e deputetit demokrat, Ervin Salianji për ministren Xhaçka lidhur me buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes ka shkaktuar debat dhe tension në Komisionin e Sigurisë.

Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator Salianjin, duke i thënë “ti do rrahur”.

Kliko per me shume info

DEBATI

Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge? A ju duhet me shume buxhet per te vendosur ne funksion radaret….

Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoke të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe skam frike nga asnje bandit me ose pa pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.