Shehi sulmon Ramën/ Halabak, vërtetë lashë një gotë verë jashtë, por drogë nuk kam marrë asnjëherë

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, i zgjedhur deputet nga lista e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit në seancën e sotme parlamentare.

Kliko per me shume info

Shehi, i irrituar shprehet se është e turpshme që një “halabak” ta përmendë atë për alkool, ndërsa shton se nuk ka përmendur asnjëherë asnjë koleg, ndërsa i thotë kryeministrit se është e vërtetë se e kishte lënë një një gotë verë jashtë, por kurrë nuk ka marrë drogë.

“Dua ti përgjigjem kryeministrit se mora vesh me kishte përmendur kur nuk isha në sallë. Është e turpshme të më përmend jo qepa, jo rakia. U bëra kaq vite në këtë sallë. Nuk kam përmendur kurrë asnjë koleg. Por jo të më përmend një halabak. Unë vërtet e lashë një gotë vere shumë të mirë jashtë dhe kjo s’ka asgjë të keqe, por drogë nuk kam marrë asnjëherë”, – ka thënë Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.