Gazetari zbulon lidhjet familjare të Tahirit me tre shefat që pritet të arrestohen

Gazetari Basir Çollaku deklaroi se Saimir Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me drejtuesit e policisë mbi të cilët prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste.

“Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie të arrestuar, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë. Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet. Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë.” – u shpreh Basir Çollaku në emisionin “Arena”.

Kliko per me shume info

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur tre urdhër-arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mëson Lapsi.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Ndërkohë mandat-arresti ka edhe Sokol Boden, shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Bode ka punuar edhe në Shkodër si shef krimesh. Zyrtari tjetër i lartë i policisë që pritet të arrestohet është Gjergj Kohila, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.