Shefi gjerman kundër dëbimit të shqiptarit: ‘Është më i miri’!

“Ai është njeriu ynë më i mirë”. Keshtu tha shefi gjerman Martin Habeland, 33 vjeç, kur u pyet për 31-vjeçarin shqiptar, i cili shtron me pllaka tri banjo brenda një orari pune.

Fjala është per shqiptarin Xhezo Ajazi, i cili ka shkuar si emigrant në Gjermani prej gati tre vitesh, bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Artjola, 29 vjeçe, dhe tri vajzat e tij të vogla, 8, 4 vjeçe dhe 6 muajshe.

Kliko per me shume info

Familja flet gjermanisht më mirë se shqiptarët, por duket se nuk do ta kenë të gjatë qëndrimin në Gjermani. Familja shqiptare udhëtoi drejt Berlinit në shkurt të vitit 2015.

“Në Shqipëri nuk kishim asnjë mundësi. Asnjëherë nuk paguhesha, kështu që nuk mund të ushqeja familjen time”, u shpreh babai.

Sapo mbërriti në Gjermani, ai gjeti punë, ku fitonte 1700 euro, paguante taksat dhe vlerësohej nga kolegët. “Ne jemi mirë”, thotë ai. Megjithatë, familja duhet të kthehet në Shqipëri. Me dëshpërim, shqiptari ka kërkuar ndihmë nga Komisioni gjerman, duke kërkuar të drejtën e qëndrimit.

“Ai ka gjithçka këtu. Ne do vazhdojmë të luftojmë për kolegun tonë”, thotë shefi i tij, Hadeland.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.