“Dosja Habilaj”, Kreu i SHÇBA do të dëshmojë tek Krimet e Rënda për dekonspirimin e aksionit

Kliko per me shume info

Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur këtë të enjte drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit. Edi Merkaj është kërkuar nga prokurorët pas daljes së urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.

Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” prokurorët dyshojnë se, me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa, sipas Top Channel.

Kliko per me shume info

Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se arrestit me burg.

Ndërsa për Jael Çela, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë, janë nxjerrë urdhra ndalimi.

Akuza që qëndron mbi ta është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të droges në këtë qark.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.