SHBA rrethon Korenë me aeroplanmbajtëse, Gazetari: Kjo nuk është parë kurrë

Kliko per me shume info

Ndersa Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon luftën e fjalëve me Korenë e Veriut, SHBA-të vazhdojnë dislokimin ushtarak në rajon.

Gazetari Rupert Wingfield-Hayes i BBC, nga bordi i luftanijes amerikane USS Ronald Reagan në Detin e Japonisë, thotë se Gadishulli Korean nuk ka parë diçka të ngjashme me këtë, në shumë dekada.

Kliko per me shume info

Tri aeropanmbajtëset më të mëdha amerikane, USS Ronald Reagan, USS Theodore Roosevelt dhe USS Nimitz të shoqëruara me luftanije dhe avionë luftarakë që u prijnë, “çajnë” detin përpara.

Tri aeroplanmbajtëset kanë lundruar në distancë të afërt me njëra – tjetrën teksa në bord kanë më shumë se 200 avionë luftarakë.

Ky përbën numrin më të madh të avionëve luftarakë, që shumica e vendeve kanë në forcat e tyre ajrore.

Sipas gazetarit të BBC, kjo lëvizje e Trump i çon një mesazh të fortë politik armiqve të Amerikës, e njërit në veçanti, Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut./klan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here