SHBA dërgon bombardues supersonikë mbi Korenë Jugore

Bombarduesit supersonikë të Shteteve të Bashkuara kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean, në kuadër të ushtrimeve ushtarake me aleatët, Japoninë dhe Korenë Jugore, ka njoftuar Forca ajrore amerikane.

Ky flyturim ka ndodhur mbrëmë, një ditë para se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ta filloj turneun e tij në Azi.

Kliko per me shume info

Në njoftim theksohet se ushtrimi ishte pjesë e misionit të “pranisë së vazhdueshme të bombarduesve” në Paqësor dhe “nuk paraqet përgjigje ndaj çfarëdo ngjarjeje aktuale”.

LEXO EDHE:  David Copperfield paditet nga spektatori, detyrohet të zbulojë në gjyq sekretin e magjisë

Këto fluturime e kanë zemëruar Korenë Veriore, e cila sot herët në mëngjes i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si “shantazh”.

Presiedenti Trump sot pritet të arrijë në Havai dhe prej nesër e fillon turneun aziatik, me ç’rast e viziton Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Në muajin korrik të këtij viti, Koreja Veriore i ka lansuar dy raketa ndërkontinentale, të cilat qartas mund të arrijnë në tokën e Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE:  Shpërthen zjarri në avionin me 274 pasagjerë, ulje të detyruar

Presidenti Trump pat tërhequr vërejtjen se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të kërcënimeve nga Koreja Veriore.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here