Shakira anulon koncertin në Gjermani, këngëtarja ka probleme serioze me zërin

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka  planifikuar prej kohësh një turne të gjatë të koncerteve anembanë globit.

Ylli i hitit Perro Fiel ishte përgatitur për të mbajtur turneun e parë në Koln të Gjermanisë, por mesa duket ajo është detyruar të ri-caktojë datat prej fillimit.

Kliko per me shume info

40-vjeçarja ka konfirmuar se nuk do të jetë e pranishme në koncertin e parë të turneut  sepse ka probleme me zërin.

“Për fat të keq kemi konstatuar se i kam keq kordat vokale dhe si rezultat i kësaj, mjekët më kanë këshilluar të vazhdoj trajtimin për të shmangur ndonjë dëm më të madh. Si rrjedhojë, fatkeqësish do ta humbas koncertin e parë më 8 nëntor në Koln”, shkroi ajo.
Këngëtarja më tutje tha se ekipi i “Live Nation” është duke punuar shumë për të caktuar një datë të re, që të kthehem dhe të mbajë koncertin në Gjermani..

Shakira prej disa kohësh është duke punuar në projekte të reja muzikore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here