Sërish dron në Beograd, policia serbe ndalon 3 shqiptarë

Të paktën 3 shqiptarë janë ndaluar në Serbi, të cilët sipas mediave serbe po udhëtonin drejt Beogradit me një dron të cilin do ta përdornin në ndeshjen Skënderbeu-Partizani.

Policia serbe i ka ndaluar tre shqiptarët në Preshevë pasi pas kontrollit në makinën e tyre është gjetur një dron.

Kliko per me shume info

Policia dhe zyrtarët serbë pas një kontrolli të imtësishëm kanë gjetur në bagazhin e makinës ku udhëtonin shqiptarët një dron që sipas mediave serbe ishte pa licencë.

Shqiptarët iu kanë thënë autoriteteve serbë se ata ishin rrugës për në Beograd.

Gjithsesi kjo histori nuk është besuar nga policët të cilëve nga shqiptarët iu pohua se nuk ishte e nevojshme të posedonin licencën për dronin.
Duke pasur parasysh faktin se të enjten në Beograd luhet një ndeshje me rrezik të lartë mes Partizanit dhe Skënderbeut, policia nuk i ka lejuar shqiptarët për të vazhduar, raporton “Kurir”.
E gjitha kjo pasi para 3 vitesh flamuri i ulur me dron nga Ismail Morina në stadiumin e Partizanit në ndeshjen Serbi-Shqipëri shkaktoi shumë kaos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here