Senatori puth gazetaren dhe i prek gjoksin pa dëshirë, kërkon falje

Kliko per me shume info

Senatori demokrat i Minesotës Al Franken i kërkoi ndjesë të enjten një gazetareje nga Los Anxhelosi, e cila e akuzon se ai e kishte prekur në mënyrë të papërshtashme gjatë një udhëtimi në vitin 2006, me qëllim argëtimin e trupave amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme.

Leeann Tweeden dikur folëse në televizion, gazetare lajmesh sportive dhe modele e revistës Playboy, tha se zoti Franken, i cili përpara se të kandidonte për këtë post ishte komedian në shfaqjen televizive “Saturday Night Live”, që transmetohet në NBC, e kishte “puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj”. Kjo, sipas saj, nuk ishte aspak diçka me të cilën dikush mund të bëjë humor. Situata ndodhi ndërsa ajo dhe Al Franken po bënin prova për një komedi, për të argëtuar trupat amerikane.

Kliko per me shume info

Në një artikull të postuar në faqen në internet të stacionit radiofonik KABC zonja Tweeden tha se pas asaj që ndodhi ajo ishte larguar. “Ndjeva neveri dhe u ndjeva e dhunuar”, tha Leeann Tweeden, sot folëse në një stacion radiofonik.

Pas udhëtimit gazetarja thotë se kishte parë një foto të saj të publikuar ku zoti Franken e prekte në gjoks ndërsa ajo flinte, rrugës për në kthim, shkruan VOA.

“Nuk mund ta besoja! Ai më kishte prekur pa miratimin tim, ndërsa unë isha në gjumë. U ndjeva sërisht e dhunuar, e turpëruar, e ngacmuar, e poshtëruar! Si guxon dikush të më prekë në atë mënyrë dhe të mendojë se kjo është një gjë për të qeshur?!”- shkruante ajo.

Nëpërmjet një deklarate, senatori Franken tha “nuk e kujton provën për parodinë në të njëjtën mënyrë, por i kërkoj Leeann-it ndjesën time më të sinqertë. Për sa i takon fotos, ajo kishte për qëllim të ishte për të qeshur, por nuk ishte! Nuk duhet ta kisha bërë!” tha ai.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell bëri thirrje për një shqyrtim nga ana e Komisionit të Etikës për veprimet senatorit Al Franken 11 vjet më parë, dy vite përpara se ai të zgjidhej në Senat.

“Pavarësisht nga kush vijnë, ngacmimet dhe sulmet janë krejtësisht të papranueshme, në vendin e punës ose kudo tjetër”, tha zoti McConnell.

Incidenti ku është përfshirë zoti Franken u shfaq ndërsa ligjvënësja demokrate e Kalifornisë Jackie Speier, tha këtë javë se ishte në dijeni për dy anëtarë të Kongresit, një demokrat dhe një republikan, që kishin kryer ngacmime seksuale.

Nëpërmjet një deklarate, senatori Franken tha “nuk e kujton provën për parodinë në të njëjtën mënyrë, por i kërkoj Leeann-it ndjesën time më të sinqertë. Për sa i takon fotos, ajo kishte për qëllim të ishte për të qeshur, por nuk ishte! Nuk duhet ta kisha bërë!” tha ai.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell bëri thirrje për një shqyrtim nga ana e Komisionit të Etikës për veprimet senatorit Al Franken 11 vjet më parë, dy vite përpara se ai të zgjidhej në Senat.

“Pavarësisht nga kush vijnë, ngacmimet dhe sulmet janë krejtësisht të papranueshme, në vendin e punës ose kudo tjetër”, tha zoti McConnell.

Incidenti ku është përfshirë zoti Franken u shfaq ndërsa ligjvënësja demokrate e Kalifornisë Jackie Speier, tha këtë javë se ishte në dijeni për dy anëtarë të Kongresit, një demokrat dhe një republikan, që kishin kryer ngacmime seksuale. /balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.