Selim Pacolli: Marrëveshja me Vetëvendosjen u arrit, shumica e pikave të programit tim do të zbatohen

Selim Pacolli thotë se marrëveshja me Vetëvendosjen u arrit pasi u dakorduan se do të zbatohen shumica e pikave programore të Pacollit. Për poste në komunë Pacolli thotë se nuk kanë diskutuar, edhe pse AKR’ja njihet për përfitime të mëdha të pozitave nga çdo marrëveshje.

Implementimi i programit ishte pika me të cilën Shpend Ahmeti e bindi Selim Pacollin të formojnë koalicion për balotazhin që mbahet më 19 nëntor.

LEXO EDHE:  Shtetet e BE-së japin sinjal për pranimin e Kosovës në samit
Kliko per me shume info

Gjatë një bisede me Gazetën Express, Pacolli përmend me dhjetëra herë se programi i bashkoi të dy partitë për kryeqytetin.

Pacolli nuk pranon të flasë për ndarjen e pozitave në Prishtinë, në rast se fiton Shpend Ahmeti.

Edhe pse marrëveshjet e tilla gjithmonë rezultojnë të begatshme për AKR’në sa i përket posteve që i ofrohen, ish-kandidati i AKR’së thotë se pozitat nuk janë diskutuar as edhe njëherë mes palëve.

LEXO EDHE:  Shtetet e BE-së japin sinjal për pranimin e Kosovës në samit

“Më intereson programi, nuk jam i interesuar të grabis ndonjë pozitë ose dikaster”, ka thënë Pacolli për Gazetën Express.

Ndryshe, pozita e nënkryetarit të Prishtinës, është përfolur se do t’i takojë njërit prej Pacollëve.

Ahmeti para se të arrinte marrëveshje me Selimin ishte takuar edhe me Rrahim Pacollin, që u tha se do të përfitonte pozitën e nënkryetarit në rast formimit të një koalicioni me VV’në në kryeqytet.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here