Selena dhe Justin rikthehen bashkë, çifti ndryshon edhe stilin e jetesës

Pas disa uljesh dhe ngritjesh në raportin mes tyre këngëtarët Selena Gomez dhe Justin Bieber me sa duket kanë vendosur të rikthehen bashkë.

Mësohet se çifti ka vendosur të kalojnë gjithë kohën së bashku. Mesa duket të dy e kanë marrë shumë seriozisht këtë lidhje dhe përkushtimi është i madh.

Kliko per me shume info

Por mesa duket ata kanë vendosur të bëjnë një ndryshim të madh në mënyrën e jetesës. Pas shëtitjeve, darkave dhe drekave të shumta, vijnë vajtjet në kishë. Ata janë fotografuar dy herë brenda ditës teksa bënin shërbime në një kishë në Los Angeles.

Ata kanë mbërritur në këtë destinacion veç e veç ndërkohë që gjatë takimeve kanë qëndruar të pandarë. Justin dhe Selena kanë marrë pjesë në shërbimet e kësaj kishe dy herë brenda ditës. Këngëtari kanadez është i vendosur t’ia plotësojë të dashurës së tij çdo dëshirë duke mos e lënë të vetme asnjë moment të ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here