Policia greke në Janinë ka zhvilluar një operacion masiv, ku në pranga kanë rënë 7 shtetas shqiptarë dhe 4 grekë.
Sipas të dhënave, shtetasit në fjalë bënin pjesë në një grup kriminal të trafikut të klandestineve. Bëhet me dije se të arrestuarit akuzohen 77 raste trafiku.
Ndërkohë që mësohet se policia ka sekuestruar 6 makina, shuma parash, një pistoletë dhe disa armë gjahu. Operacioni po vazhdon.