Rrëfimi/ “Ika në zyrën e shefes për ti kërkuar rritje rroge, por përfunduam duke bërë seks”

Kliko per me shume info

Një histori e rrallë ka mbërritur në rubrikën e psikologes së “The Sun”, Diedre.

Një djalë i ri në moshë tregon se si iku në zyren e shefes për ti kërkuar rritje rroge dhe përfundoi duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kliko per me shume info

Letra e djalit:

Qëndrova pas pune për ti kërkuar shefes time një rritje rroge, por përfunduam duke bërë seks në zyrën e saj.

Unë jam 22-vjec dhe ajo është 31-vjece, ka qenë shefja ime për tre vite.

Unë di shumë mirë të bëj punën time dhe së fundmi kam marrë shumë përgjegjësi në kompaninë ku unë punoj, ndaj babai im më tha që është koha të kërkoj një rritje rroge.

Prita derisa i gjithë stafi iku në shtëpi, pastaj iu afrova shefes dhe i thashë që dua të flas me të, ajo më sygjeroi të shkonim në zyren e saj.
Aty unë i thashë që dua rritje rroge. Ajo tha që nuk do që unë të largohem nga puna, kështu që ramë dakord për një rritje rroge.

Pastaj, ajo u cua në këmbë, u soll rreth karriges time, më vuri duart në shpatullat e mija dhe më puthi.

U ktheva dhe unë dhe filluam duke u puthur e duke u prekur.

Kryem seks në dyshemenë e zyrës së saj, ajo ishte mahnitëse. Pas gjithë kësaj, shefja ime, teksa po qeshte më tha që gjithë këtë duhet ta mbajmë të fshehtë.

Unë faktikisht kam një të dashur të moshës 20 vjece, kemi qenë bashkë për 18 muaj por seksi me të nuk është asgjë si me shefen time.

Shefja ime është e martuar dhe ka një djalë, por nuk mund ta nxjerr atë nga koka ime. Tani ajo më flet vetem për punën, nuk di cfarë të bëj.

Ndonjëherë ndihem i turpëruar kur e shoh, ndonjëherë dua ta bëj prapë me të.

Pergjigjia e Diedre:

Duke e vazhduar këtë histori ju mund të rrezikoni punën tuaj në kompani dhe mund të dëmtoni gjithashtu martesën e saj.

Prano që ajo që ndodhi ishte një gabim. Përdor përvojën tënde me shefen për ta venë në jetë me të dashurën tënde.

Perktheu Lajmifundit.al nga “The Sun”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here