Sekretari amerikan i Shtetit mesazh Shqipërisë: Mik dhe aleat i vyer i SHBA-së

Aktualitet

Me rasatin e festave të nëntorit, Sekretari amerikan i Shtetit Rex W. Tillerson i ka dërguar një mesazh Shqipërisë ku përcjell urimet me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë.

Në mesazhin e tij, zyrtari amerikan shprehet se Shqipëria është një vend mik dhe aleat i vyer i Shteteve të Bashkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

MESAZHI:

Rex W. Tillerson

Sekretar i Shtetit

Uashington, DC

27 nëntor 2017

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, i përcjell urimet më të mira popullit të Shqipërisë teksa festoni 105 vite pavarësi.

Shqipëria është një vend mik dhe aleat i vyer dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi përparimin tuaj të vazhduar drejt integrimit më të madh euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Vlerësojmë thellësisht kontributet e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS si dhe promovimin nga ju të stabilitetit në rajon. Përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj.

Urime popullit të Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.

ME TE LEXUARAT