Seanca për “krahun e djathtë” të Habilajve, Prokuroria kërkon arrest me burg për Nazer Seitajn

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nazer Seitajn, për të cilin organi i akuzës thotë se është pjesë e bandës së trafikut të drogës të Habilajve.

Sipas Prokurorëve, në përgjimet e palës italiane del se Seitaj komunikonte vazhdimisht me Habilajt.

Kliko per me shume info

Në përgjime, Seitaj ka folur me “kokën e bandës” Moisi Habilajn, ku ka diskutuar për pazare droge.

Prokurorët thonë se në katër operacione antidrogë mes viteve 2012-2014 del edhe emri i Seitajt si i përfshirë.

Sipas organit të akuzës, kjo del në materialet shtesë të dërguara nga pala italiane për Seitajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.