Së shpejti "Fifty Shades Freed", publikohet traileri i filmit të shumëpritur

Showbiz

Së shpejti pritet që të publikohet filmi i tretë i "Fifty Shades of Grey", film i cili ka pushtuar kinematë anembanë botës me dy seritë e tij të para.

Universal Pictures sapo ka publikuar trailerin e dytë të filmit: një trailer i shkurtër, shumë intensiv dhe plot dy minuta e njëzetë sekonda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa pjesa e parë e trailerit e publikuar në shtator na shfaqte një atmosferë dasme mes protagonistëve kryesorë të filmit, kjo video e plotë përmban shumë më tepër rrezik, xhelozi dhe sigurisht seks!

Mesa duket muaji i mjaltit nuk zgjat shumë dhe jeta e çiftit bëhet problematike teksa Ana kërcënohet nga shefi i saj i mëparshëm, Jack Hyde, i cili betohet për hakmarrje për largimin e saj nga “SIP”. “Fifty Shades Freed” pritet të jetë një tjetër sukses i jashtëzakonshëm, i cili do të stërmbushë kinematë kudo në mbarë botën më 9 shkurt 2018.

ME TE LEXUARAT