Çështja ‘Tahiri’/ “Plas” debati mes dy deputetëve, Ferhati: Mos u skuq, Salianji: Kjo është për t’u nxirë

Çështja ‘Tahiri’ ka përplasur deputetin e PD-së Ervin Salianji me atë të PS-së, Klotilda Ferhati. Teksa ishin të ftuar në një përballje në “Studion e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24” Salianji akuzoi me tone të forta maxhoranës se po mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se edhe pse në Kuvend PS votoi që Tahirit t’i pengohej udhëtimi jashtë vendit, ai doli për 3 ditë nga Shqipëria.

Kliko per me shume info

Kaq ka mjaftuar që socialistja t’i kundërpërgjigjet Salianjit, duke shtuar se Kuvendi jep autorizim dhe nuk është gjykatë.

DEBATET
Salinaji: Kjo zonja që bën si juriste e madhe, ka shkruan ndalimin e dalijes jashtë shtetit të Saimir Tahiri, ai të iki jashtë. S’të pyeti fare.
Fehrati: Po ca thua, s’ke turp ore zotëri, se je dhe jurist.
Salinaji: Po na e thuaj
Fehrati: Ne kemi kërkuar hetimin e plotë dhe i kemi thënë të drejtën prokurorisë që zoti Tahiri të hetohet i plotë. Prokurori ka të drejtë që të kryejë të gjitha procedurat. Kemi thënë që të kontrollohet apo dhe të ndalohet që të dalë nga Shqipëria. Kuvendi jep autorizim dhe nuk është gjykatë. Prokuroria nuk e ushtroi të drejtën që të kërkonte ndalimin e tij.
Fehrati: Mos u skuq shumë
Salianji: Unë as nuk skuqem, kjo është për t’u nxirë
Fehrati: Pusho tani. Më lerë të flas. Këto çështje janë në hetim. Prit përgjigje nga prokuroria.
Salianji: A është trafikant Tahiri apo ?
Fehrati: Unë nuk flas pa folur prokuroria. Nuk prezumoj.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here