"Saimir Tahiri po përgatiste arratisjen me 800 mijë euro me vete"

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sipas Sali Berishes, kishte planifikuar të arratisej nga Shqipëria bashkë me familjen dhe me bekimin e Edi Ramës. Denoncimi bëhet nga ish kryeministri Sali Berisha, në profilin e tij në Facebook.

“Saimir Trafiku me miratimin e Rames po pregatiste arratisjen!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Oficeri dixhital denoncon:

– Saimir Trafiku me miratim te Rames kishte bere plan te arratiset nga vendi!

– Parate qe u gjeten ne makinen Orestit jane te Saimir Trafikut.

– Oresti i ka marre parate dhe patentat me porosi te Saimirit ne kasaforten e Jahtit te tij

– Jahti luksoz i Saimir Trafikut eshte dhurate qe Habilajt i bene atij beharin qe kaloi.

Lexoni te plote mesazhin e oficerit dixhital! sb

“Doja të bëja të ditur se lekët që i jan gjetur ne makinen e Orestit jane te Sajmir Tahirit!Ai e ka derguar posaçerisht ate per te mare leket tek kasaforta e jahtit te tij qe e ka blere kete behar qe kaloi,ose dhuarate nga Habilajt!!!!Prandaj ndodhen dhe patentat aty,sepse ai e dergoi me nxitim se mos ja gjenin ne jahtine tij prokuroret.Ne fakt prokuroria ka rene ne ere qe Sajmir Tahiri pervec gomones posedon dhe nje jaht tjeter lluksoz.prandaj ka dy patenta,nje per gomonen qe nuk peshon me shum se 20 ton, dhe nje per jahtin qe eshte diku te 50-60 ton.Ky skandal ka per te plasur nga momenti ne moment,sepse Sajmiri me miratim te Rames kishte ber ne plan qe te aratisej me gjith familje.do ju lutesha per arsyet e mija,amonim!” (sic.), ka shkruar Berisha.

ME TE LEXUARAT