Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadija poston fotot që turpërojnë rëndë Berishën dhe Ramën

Ajo njihet si një zonjë me shpirt të gjërë dhe që ka qenë gjithmonë në përpjekje për të ndihmuar shtresat në nevojë të shoqërisë. Edhe pse larg Shqipërisë, Sadije Berisha është bërë pjesë e fondacionit “Ti je një lule dielli”, të ardhurat e të cilit shkojnë për fëmijët e sëmurë në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sadija, e cila është edhe pjesë e bordit të këtij fondacioni të themeluar nga moderatorja Albana Osmani, bën apel për mbledhje fondesh për të rikonstruktuar spitalet në Shqipëri dhe Kosovë.

Kliko per me shume info

Ajo madje ka postuar imazhe të gjendjes së tmerrshme që ndodhen disa spitale shqiptare, një shuplakë kjo për qeverisjen e shkuar të ish-vjehrrit të saj Sali Berishës dhe të kabinetit aktual qeveritar të Ramës.

Sadija në gjuhën angleze bën thirrje se paratë që mblidhen nga blerja e bluzeve të fondacionit do të shkojnë pikërisht për të përmirësuar kushtet në këto spitale.

“#youareasunfloëer #tijenjeluledielli When you purchase a T-shirt from our foundation, you help us, help children get treated under safer, healthier, more sanitary and happier environments. All profits from the sales of our T-shirts go to restoring and bettering children’s hospitals in Albania and Kosovo.
@albanaosmani1 🌻 🌻 🌻 🌻 🌻 🌻 ❤️/S.B www.youareasunflower.org”, shkruan Sadije Berisha në rrjetin social Facebook./shkodranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here