Sabri Fejzullahu reagon pas lajmit të vdekjes: ‘’Vajzat e mia u çmendën’’

Në portalet shqiptare një natë më parë shpërthyen lajmet për vdekjen e Sabri Fejzullahun.

Ky lajm nuk ishte i vërtetë, ku u konfirmua nga familjarët e këngëtarit.

Kliko per me shume info

Pas reagimit të bashkëshortes së Ermalit, e cila u shpreh shumë e indinjuar, dhe më të drejtë nga një lajm i tillë, i bërë vetëm për disa klikime më shumë, ka ardhur dhe reagimi i vetë këngëtarit.

Më pas, vetë këngëtari është shprehur se gëzon shëndet të plotë, e ndërsa ka rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dy vajzat e tij, të cilat ndodhen jashtë shtetit, njëra në Amerikën e largët dhe tjetra në Londër.
“Unë së pari nuk po e di se kush e ka bërë këtë lajm, po shyqyr Zotit unë jam shëndosh e mirë, rahat. Zoti ma ka dhënë shëndetin dhe pa vendos ai unë nuk vdes as nuk bëj aksident as asgjë.
Pak po më vjen keq prej vajzave të mia se Bulza është në Amerikë, Adelina në Londër dhe bota femërore janë të ndjeshme e ato në atë moment e sidomos Bulza që është në Amerikë aq larg, se ka qenë në punë është ‘çmend’ për ato dhjetë minuta derisa i kam marr unë në telefon”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.