Rruga pa sinjalistikë, por qytetarit i pezullohet patenta dhe 5 mijë lekë gjobë

Emisioni investigativ ‘BOOM’ solli mbrëmjen e sotme denoncimin e një banori të Çerkezit, i cili kundërshton gjobën e marrë në vlerën 50 mijë lekë të vjetra dhe pezullimin e lejes së drejtimit nga policia rrugore me motivacion e tejkalimit të shpejtësisë.

Kliko per me shume info

Ai e konsideron këtë të padrejtë sepse në asnjë vend në këtë rrugë nuk ka tabelë që tregon limitin e shpejtësisë së lejuar.

Ai është koshient që nëqoftëse do kishte qenë duke ecur me 100 km/h ti hiqej patenta, por ai në momentin e ndalimit ka qenë me shpejtësi 60km/orë dhe vendimi i marrë kundrejt tij është i padrejtë.

Kjo është një padrejtësi që po u bëhet shumë qytetarëve të tjerë në këtë zonë në mënyrë arbitrare nga policia rrugore.

Denoncuesi: Shpejtësia ka qenë 60 km/h. Normal që nuk lejohet se është zonë e banuar, duhet 40. Por duhet të ketë tabela që të mbështetesh tek gjoba. Aty janë bërë dhe aksidente, janë vrarë dhe njerëz nga mungesa e tabelave. Kështu që është më mirë që ju ta pasqyroni. Ka kohë që është bërë rruga dhe akoma asnjë tabelë nuk është vënë, ka edhe shkollë aty që mund të vriten dhe fëmijët aty nga makinat. Dola në komision, patenta dhe gjobën 50 mijë lekë. Patentën për tre muaj. Jam ndaluar paradite rreth orës 9-10.

BOOM doli vetë në terren për të monitoruar të gjithe rrugën e Çerkezit në rast se ka apo jo sinjalistike rrugore. Nga rrethrrotullimi i Kamzës deri në fund të rrugës ekzistonin tabela qe tregonin stacion autobusi, kthesa, ndalim parakalimi por në asnjë vend nuk gjetëm tabela që tregonin kufizim shpejtësie.

Në këtë mënyrë na lind e drejta të themi që gjobat e vendosura për tejkalim shpejtësie nga policia rrugore janë të pabazuara pasi tabelat e kufizimit të shpejtësisë ose jane harruar të vendosen ose janë hequr.

BOOM kontaktoi me ekspertin rrugor, Artur Sulçe, në lidhje me situatën e konstatuar nga emisioni BOOM, i cili shprehet:
Artur Sulçe: Asnjë punonjës policie nuk mund të vendosë gjobë nëse nuk ka një tabelë pasi këto tabela rregullojnë lëvizjen e mjeteve në rrugë. Kjo situatë është e njëjtë me këtë që në një vend të mos ketë tabelë parkimi dhe polici të vërë gjobë se ke parkuar. Sinjalistika është koherente, e besueshme dhe tregon realitetin e këtij segmenti rrugor. Për sa kohë mungon kjo sinjalistikë unë mendoj që penalitet që janë vënë nga policia rrugore janë të paligjshme nëse flitet për një shpejtësi 80km/h. Enti pronar duhet të vendosë tabelat dhe të bëjë vijëzimet dhe nëqoftëse këtë gjë e kontaton policia atëherë policia duhet të përpilojë një informacion dhe t’ia çojë entit pronar të rrugës në këtë rast Bashkisë Kamëz që ti kërkojë të marrë masa dhe më pas ka të drejtë të veprojë.

Emisioni BOOM iu drejtua edhe Bashkisë Kamëz. Drejtori i marrëdhënieve me publikun i këtij institucioni, Artan Dervishin, shpjegon situatën në lidhje me problemin e ngritur.

Artan Dervishi, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun Bashkia Kamëz: Pas kërkesës së ngritur nga ju në institucionin tonë në lidhje me sinjalistikën. Në fakt ka patur tabela për rregullim të shpejtësisë për akset kryesore bulevardi ‘Berisha’ dhe bulevardi ‘Skënderbeu’ duke u nisur nga rrethrrotulli dhe ne kemi kërkuar një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e policisë rrugore për të ushtruar kontroll dhe për të vendosur sinjalistikën sipas parametrave të kodit rrugor. Aksioni i marrë nga ana e policisë nuk ka bërë një kërkesë për të parë situatën në lidhje me mungesën e tabelave që tregojnë kufizimin e shpejtësisë. Jemi në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet e policisë rrugore dhe jemi gati për të rivendosur sinjalistikën vertikale për të orientuar mjetet që të ecin sipas parametrave të kodit rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.