Rritja e çmimit të ujit, reagimi: "Mos e paguani këtë gjobë të rëndë"

Aktualitet

Pasi Enti Rregullator i Ujit ka marrë vendimin për rritjen e ujit të pijshëm në Tiranë, kanë ardhur dhe reagimet e para.

Ish deputeti Koço Kokëdhima, përmes rrjeteve sociale u bën thirrje qytetarëve që të refuzojnë çmimin e ri të ujit. Sipas tij ky vendim është vulosja e një gjobe tjetër të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset në kryeqytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë. Ujësjellësi i Tiranës është ndërmarrja që vetëm zhvat konsumatorët dhe shpërdoron ujin e pijshëm për interesa korruptive të drejtuesve të lidhur me bashkinë e Tiranës’, thotë Kokëdhima.

Më tej ish deputeti i PS-së, bën thirrje që të mos kryhen pagesat nga ana e qytetarëve.

“Zgjidhja u bën thirrje që të refuzojnë në bllok gjobat e qeverisë dhe bashkisë, të cilat nuk dinë të zhvillojnë asnjë ekonomi fitimprurëse, por gjithë rritjen ekonomike e mendojnë si rritje të taksave dhe pagesave që duhet të bëhet nga shumica e heshtur, ndërsa biznesmenët e qeverisë dhe të bashkisë duhen liruar nga të gjitha detyrimet”, shkruan Kokëdhima.

ME TE LEXUARAT