Rritja e çmimit të ujit/ Aferë korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka reaguar ndaj vendimit të Enti Rregullator të Ujit, që miratoi të martën rritjen e çmimit të ujit për qytetin e Tiranës në shifrën 40%.

Kliko per me shume info

Sipas tij, kjo nuk do të përmirësojë furnizimin me ujë, por i shërben aferës korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës.

Gjithashtu, Kraja shtoi se Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.

Ja reagimi i plotë:

Rritja me 40 % e çmimit të ujit nuk do të përmirësojë furnizimin me ujë, por i shërben aferës korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës.

Me vendimin për rritjen e çmimit të ujit me 40%, Bashkia e Tiranës po u merr edhe më shumë para familjeve dhe bizneseve të kryeqytetit pa u dhënë një sherbim më të mirë.

Nëse nje familje paguan mesatarisht 10 mijë lekë në muaj vetëm për ujin, tani do të paguajë, 14 mijë lekë.

Nëse një biznes paguan mesatarisht 50 mijë lekë në muaj vetëm për ujin, tani do të paguajë 70 mijë lekë.

Rritja me 40 % e çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një rritje për një aferë të madhe korruptive, privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës.

Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit.

Aktualisht, Ujesjellësi i Tiranës faturon vetëm 1 në 3 litra që prodhon, por për shkak të mungesës së investimeve, rezulton me fitim vjetor 5 milion Euro.

Të gjitha të dhënat të çojnë në një konkluzion.

Bashkia e Tiranës nuk po e rrit çmimin e ujit për të përmirësuar furnizimin me ujë. Ajo dështoi me këtë politikë kur rriti çmimin e biletës së autobuzëve.

Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, me siguri për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here