Rritet uji i pijshëm, Tirana barazohet me Korçën, Durrësi ka tarifat më të larta

Kliko per me shume info

Tirana barazohet me Korçën, sa i përket tarifës për furnizimin me ujë të pijshëm, duke shkruar në 65 lekë për m3 për konsumatorët familjarë. Por ndryshe nga kryeqyteti, i cili shërbimin e furnizimit me ujë nuk e ka në ditën e tij më të mirë qoftë nga orët e furnizimit por edhe cilësia, Korça ofron shërbim pa ndërprerje 24 orë për qytetarët si dhe cilësi maksimale të ujit, duke bërë që të jetë i konsumueshëm edhe nga çezma.

Aktualisht tarifat më të larta për ujin e pijshëm i ka qyteti i Durrësit, me 70 lekë ër m3 për konsumatorët familjarë, tarifë që është miratuar në muajin Shtator 2017.

Kliko per me shume info

Ndërsa tarifë më të ulët paguajnë qytetarët e Bulqizës, me vetëm 17 lekë për m3,e cila mbetet në fuqi që nga viti 2013. /lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here