Rritet çmimi i ujit në Tiranë, 2.2 herë më shtrenjtë se në Berlin

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje, qytetarëve, të ngrihen në protestë kundër rritjes së çmimit të ujit,2.2 herë më shtrenjtë se në Berlin”, siç shkruan në një mesazh të publikuar sot.

Kliko per me shume info

“Rritet me 45%, çmimi i ujit në Tiranë. Lal plehu, i rritur, siç pretendon, duke shitur fiq, tani duke shkelur çdo ligj u rrit qytetareve dhe bizneseve me 45% çmimin e ujit apo 2.2 here me shtrenjte se ne Berlin! Vetëm protesta mund t’ju mbrojë ju, të dashur qytetarë, nga ndëshkime të tilla banditeske,” thekson Berisha, duke postuar mesazhin e qytetarit.

“Përshëndetje Doktor, Enti Rregullator i Ujit paska miratuar pa bërë asnjë lloj oponence rritjen e cmimit të ujit të sugjeruar nga Lal Plehu pa u konsultuar me asnjë teknicien dhe i votuar në këshillin bashkiak në një formë shumë misterioze që nuk u mor vesh. Si ka mundësi cmimi i ri do të jetë 65 Lek/m3 nga 45 nLek/m3, pothuajse rritje me 45%, gjë që kalon cdo tolerance të lejueshme teknike morale. Në Tiranë 1 m3 ujë i papijshëm se dhe kjo duhet marrë parasysh do kushtojë u65 Lek me një rroge minimale 22.000 Lek, ndërsa ne Berlin 1 m3 ujë i pijshëm kushton 240 Lek me një rroge minimale 175.000 Lek. Po ta llogarisni jemi 2.2 herë me të shtrenjtë se Berlini dhe për më tepër me ujë që nuk pihet dot, sepse përsëri nga nje buxhet familjar harxhohen mijëra lekë shtesë në muaj për të blerë ujë të pijshëm. Ju lutem denoncojeni si skandal, se kjo gjë po kalon pa u përmendur fare, në fakt kjo është vjedhje e drejtperdrejtë që i bëhet cdo qytetari pa asnjë dallim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.