Rritet bilanci i nxënësve të asfiksuar/ Njëri transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Aktualitet

Ka shkuar në 15 numri i nxënësve të asfiksuar nga rrjedhja e gazit në gjimnazin e Shupenzes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nderkohe një nga nxënësit, gjendja e të cilit paraqitet tepër e rëndë është transportuar me urgjencë me helikopter, nga Bulqiza drejt Tiranës.

Mësohet se 15 nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ambulancat po i drejtohen sërish shkollës për të transportuar edhe të tjerë nxënës me probleme, si dhimbje koke dhe të vjella.

Ministria e Shëndetësisë doli më herët me një njoftim zyrtar, ku lajmëroi se çdo gjë ishte nën kontroll dhe se nxnënësit ishin nën  monitorim të vazhdueshëm mjekësor./

ME TE LEXUARAT