Rrëzohet helikopteri në Arabi, humb jetën princi dhe disa zyrtarë të lartë

Një princ i Arabisë Saudite dhe disa zyrtarë të tjerë kanë humbur jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin është rrëzuar.

Njoftohet se personat në bordin e helikopterin kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency.

Kliko per me shume info

Ende nuk ka të dhëna për numrin e saktë të viktimave, por nga të dhënat paraprake mësohet se të gjithë pjesëtarët në bord kanë humbur jetën.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e rrëzimit të helikopterit.

Al-Ekhbariya njoftoi vdekjen e princit Mansour bin Muqrin, zëvendës guvernator i provincës Asir. Helikopteri i tij u rrëzua pranë kufirit jugor të mbretërisë me Jemenin.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por nga të dhënat paraprake mësohet se të gjithë pjesëtarët në bord kanë humbur jetën përfshirë edhe princin.

Po ashtu janë ende të paqarta shkaqet dhe motivet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Autoritetetet dyshojnë se rrëzimi i helikopterit mund të ketë ardhur nga Jemeni, pasi Arabia Saudite prej kohësh udhëheq një operacion kundër rebelëve Huthi dhe ka bombarduar shumë zona të Jemenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here