Rrëmbehet adoleshentja në Fier, nuk ka asnjë gjurmë të 13-vjecares

Policia tha se një vajzë 13-vjeçare me iniciale A.R, banuese në Levan të Fierit është rrëmbyer dy ditë më parë.

Dyshohet se autori i rrëmbimit është 18-vjeçari me iniciale A.R, banues në Levan të Fierit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 17:00 në fshatin Levan, ku i riu ka rrëmbyer të miturën dhe nuk e ka kthyer më në banesë.

Kliko per me shume info

Policia tha se po punon për gjetjen e vajzës dhe kapjen e autorit, ndaj të cilit rëndon akuza “Heqja e paligjshme e lirisë.”

Njoftimi i Policisë

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë.

Policia po punon për gjetjen e saj. Neni 110 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.