Rrëfimi rrënqethës i përkthyeses nga Berati: Si i ndihmoj prostitutat shqiptare në Spanjë

Shqiptarja Etleva Aleksi, e cila jeton mes Spanjës dhe Katalonias, është një ndër vullnetaret që u ka ardhur në ndihmë shumë vajzave me origjinë nga vendi i saj të cila kanë qenë pre e abuzimeve seksuale.

Duke qenë përkthyese e gjuhës shqipe, ajo ka shërbyer në ndërmjetësimin e konflikte të rëndësishme shoqërore.

Kliko per me shume info

Këshilli i qytetit Gavà, dëshiron t’i propozojë prostitutave në qytet një mënyrë alternative për biznesin e seksit, por ka një problem: shumë prej tyre flasin vetëm shqip. Kjo është arsyeja pse ata e quajnë Etleva Aleksi (Berat, Shqipëri, 1967), si përkthyese dhe interpretuese mjaft të zonjen, e cila ka marrë përgjegjësi mjaft të mëdha, duke qenë përgjegjëse për ndërmjetësimin, dhe është përballur ballë për ballë me gratë dhe vajzat nga vendi i saj të cilat ishin pjesë e rrjeteve të prostitucionit.

Por, për të puna si ndërmjetësuese nuk është e panjohur pasi në vitin ‘97 ka punuar me NATO-n gjatë luftës në Kosovë, kur dy vjet më vonë ajo mori pjesë për të ndihmuar e kosovarëve në Spanjë, shkruan elperiodico.com.

– Pse zgjodhët të ishit përkthyese?

– Kam studiuar Gjeografinë në Shqipëri, por kurrë nuk më ka pëlqyer që të jap mësim. Atje isha vullnetare e Kryqit të Kuq: fusha shoqërore gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen. Kur erdha në 1991, fillova të punoja duke përkthyer dhe interpretuar dhe ende këtë punë po bëj.

– Ç’është saktësisht kjo?

– Përkthimi i referohet riprodhimit të dokumenteve; interpretimin, ose të përkthyerit e fjalës të një deklarate personale. Kjo e dyta i jep vetes një përfshirje profesionale në raste të kufizuara.

– Çfarë do të thotë?

Që përkthimi i dokumenteve është ndryshe nga përkthimi i folur. Kur punoj në raste ligjore, gjithmonë interpretoj në vetë e parë: nuk ka asnjë implikim sepse liria e dikujt është në rrezik. Por herë të tjera, kur më pyesin, interpretimi përfundon duke marrë një ndërmjetësim me përfshirje emocionale.

– Për shembull?

– Rasti i prostitutave të Gavës është një shembull i qartë. Para se të flas me ta, takoj një punonjës social i cili më kërkon të interpretoj, përveç përpjekjeve për t’iu afruar atyre personalisht, është se duhet që zgjedhja që ne iu ofrojmë të jetë e besueshme për ta.

– Keni punuar më parë në procese ndërmjetësimi?

-Në vitin 1997, kur njerëzit ishin të armatosur në një Shqipëri të destabilizuar, NATO dërgoi trupa për të shmangur luftën. Unë shkova me ta dhe punova si ndërmjetësuese midis autoriteteve lokale dhe helmetave blu. Duhej të përfshihesha pak, jo, mjaft … në një farë mënyre unë u bëra një pengesë mes qytetit dhe shkëputjes ushtarake. Unë punova edhe në luftën në Kosovë, në vitin 1991, kur shumë kosovarë u shpërngulën në Kataloni. Detyra ime ishte t’i ndihmoja ato me gjërat themelore sepse nuk dinin asnjë fjalë vendase.

– Duke iu kthyer temës së Gavës, si i morën gratë për t’i ndihmuar?

– Ne ju dhamë informacion mbi adresat e shërbimeve sociale, kurset e mundshme të mesimit të gjuhës katalanishtes ose spanjishtes, ku faturat e energjisë elektrike dhe të ujit për ta nëse vinin në këtë kurse dhe qendra do të ishin falas derisa të gjeni punë. Reagimi i parë ishte: “Le të shohim se çfarë duan këta njerëz, unë tashmë kam jetën time”.

–Çfarë thanë më vonë?

– Shumë prej tyre thanë kishin rifituar lirinë. Nuk e dimë nëse është e vërtetë. Më duhej të merrja në aprovim nga shumica. Ata vine dhe punojnë këtu si prostituta pasi disa prej tyre ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri. Njëra më tha se kishte ardhur për të kërkuar punë, por kur nuk gjeti punë ajo zgjodhi rrugën e prostitucionit, sepse “ajo aty fitonte pak më shumë se tek larja e enëve”.

– Këshilli i Qytetit të Gavës thotë se ndërhyrja e saj ishte vendimtare.

– Të jesh në gjendje të flasësh në gjuhën e tyre gjeneronte afërsi. E pashë atë kur punonjësi social bisedoi me ta në spanjisht: pengesa e vajzave ishte e brutale. Por kur u flisja në gjuhën shqipe ata panë se projekti ishte serioz.

-A mendoni se do të funksionojë?

-Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mendoj se puna ishte e mirë, sepse ne mund të flisnim me ta në një mënyrë shumë personale. Njëra prej tyre më tha: “Ne e bëjmë këtë, sepse ne duhet të mbijetojmë.” Kjo vajzë me tha se nuk kishte kish ti jepte ngrohtësi dhe dashuri./syri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.