Vritet nga i shoqi në Itali/ Rrëfimi i shoqes së Migenës: Ja çfarë ndodhi një natë para ngjarjes

Ajo u vra nga bashkëshorti në praninë e fëmijës 8 vjeç pak ditë më parë në Itali.

Migena Këllezi, vajza nga Elbasani, është përcjellë për në banesën e fundit paraditen e ditës së shtunë.

Kliko per me shume info

Largimi i saj parakohshëm tronditi mbarë opinionin publik, sidomos qytetarët e Elbasanit, pasi Migena ishte bijë elbasanase.

Ajo u vra nga i shoqi Dritan Sulollari në Itali, Gradisa D’isonzo.Shoqja e saj e fëmijërisë Irena Bogdani, ka ndarë mes lotësh me publikun historinë e njohjes dhe aventurat e saj me Migenën.Në një rrëfim të gjatë për Dritare.net ajo ka folur për historinë e Migenës me bashkëshortin,arsyen e vrasjes së saj, atë se çfarë ndodhi njëj natë parë së Migena të therej me thikë nga Dritani, e shumë detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Hakmarrje dhe problem pronash, kush e do të vdekur firrakun 38 vjeçar?

“Nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë fqinj në Shqipëri edhe e kam shumë shoqe, që prej fëmijërisë, dhe më kujtohet kur ajo ishte e vogël dhe pastaj e fejuar. E takova nënën e saj një javë më parë. Unë nuk mund të gjej një arsye pse ai vrau një engjëll si Migena”.

LEXO EDHE:  Nëna 15-vjeçare sjell në jetë foshnjen në lulishten e Durrësit

Me këto fjali e nis bisedën shoqja e saj e fëmijërisë.“Kam folur me Migenën përpara se kjo gjë e keqe të ndodhte, më dukej shumë e shqetësuar, nuk ishte e qeshur siç bënte gjithmonë ndoshta e ndjente se diçka e keqe mund të ndodhte. Gjithmonë më fliste për djalin e saj, e kishte pikë te dobët atë. Ishte shumë e lumtur deri në një moment kur ajo me tha se do të divorcohem nga Dritani. Këtu filloi gjithçka të tensionohej”- shprehet mes lotësh.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here