Rrëfimi i Alket Hatisë në sallën e gjyqit: Kam respekt të veçantë për prokurorin Edvin Kondilin

I cilësuar si “zoti” i drogës, Alket Hatija për herë të parë është rrefyer në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala në News 24.

Mes të tjerash Hatija ka folur edhe për jetën e tij në arrati dhe momentin kur ai i arrestua në shtëpinë e tij.

Kliko per me shume info

“Zbres poshtë dhe shoh dy civila. Shoh dy civila, një nga ata e njihja, jo njohje personale, por e dija që ishte polic. Vetëm kur shoh që zbritën dy veta që më thanë hajde me ne. Unë i thashe pse? Ata vetëm më thanë hajde me ne. Unë gjatë rrugës më që çdo gjë që kam bërë, e kam bërë me vullnet i pyeta të dy civilat, më tregoni se çfarë kam bërë. Kur ata më thanë që kërkohesh në Itali për këtë gjë, në atë moment unë u thashë se jam dënuar nje hërë për këtë gjë. Më çoni në shtëpi që t’ju tregoj dokumentat e Gjykatës së Lartë. Ata po më shikonin të habitur, që si ka mundësi”, ka treguar Alket Hatija.

Ai ka folur më tej dhe për faktin e pretendaur në media se ai jeton në një vilë-bunker në qytetin e Beratit të ruajtur nga forca të armatosura.

“Unë kam që në vitin ‘93-te në Berat. Unë shkoj aty vetëm për varrin e babait dhe nuk kam fare bunker”, u shpreh Alket Hatija.

Gjatë intervistës Alket Hatija ka rrëfyer edhe një moment që i kishte ndodhur gjatë gjykimit. Ai tregoi se kishte krijuar një respekt të veçantë për një prokuror të quajtur Edvin Kondili.

“Kam pranuar edhe aty që nuk i kam bërë. Jam dënuar me 16 vjet burg. Rrugë tjetër nuk kishte. Ishte prokuror Edvin Kondili. Për të kam një respekt të veçantë për atë njeri. Ai që më tha mos u mundo të shmangesh se nuk do shpëtosh pa bërë burg. Pranoji bëj burg dhe shko në shtëpi më tha. Unë kam krijuar një respekt për atë njeri dhe në ato momente thashë se paska dhe njerëz të drejtë në këtë vend”, u shpreh Hatija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here