Rrëfehet Vjola Baduni: Nuk më pranonin si këngëtare për shkak të peshës

Vjola Baduni ka provuar disa herë të bëjë atë që do më shumë: të këndojë. Ka marrë pjesë tek “The Voice” dhe në ‘Top Fest’, por gjithçka ka mbetur në ato skena. 24-vjeçarja e ka justifikuar pamundësinë për të nisur një karrierë të mirëfilltë në muzikë me pamundësinë ekonomike.

“Në momentin që ti s’i ke kushtet të financosh një këngë, mendoja se ky ishte problemi,” ka treguar ajo e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, por u përball me një realitet krejt tjetër kur u përpoq të lidhte një kontratë me një menaxher në Kosovë.

Kliko per me shume info

Vjola është mbipeshë, kështu ka qenë që e vogël dhe e ka trajtuar gjithnjë me optimizëm këtë fakt. ‘Dështimet’ në jetë nuk i ka menduar asnjëherë si pasojë e peshës së saj dhe kështu preferonte të besonte edhe pasi nuk i ka ecur në kompeticionet e muzikës, por këtë herë, pesha ishte i vetmi problem.

“Shkova në Kosovë dhe kontaktova me dikë që mendova se do të ishte një menaxher i mirë me mua. Më thanë, ‘sikur të ishe e dobët do të ishte ‘full package’’.” Vjola kishte marrë rrugën për në Kosovë për të provuar që mund të këndonte, por zëri ishte gjëja e fundit që ata donin të dëgjonin. “M’u desh të insistoja shumë që të më dëgjonin zërin dhe vetëm për këtë më vjen keq. Sepse që në fillim ata e kishin ndarë mendjen sepse nuk isha siç ata donin.” Sipas saj një vajzë me trup të mirë, në parametrat e tyre, ishte ajo që duhej për të qenë pjesë e industrisë së muzikës.

Vjola tregon se ndihet mirë me trupin e saj, ka forma të bukura dhe mbase kjo është arsyeja pse e ka “zvarritur” kaq gjatë rënien në peshë. Por qëkur ka nisur palestrën ka rënë 11 kilogramë.

Dhe këtë nuk po e bën për të bërë realitet ëndrrën në muzikë. “Po e bëj për t’u ndjerë më mirë. Një njeri mbipeshë ka probleme shëndetësore, ndaj për të mirën time duhet të ndryshoj mënyrën e të ushqyerit.”

Vjola numëron 23 mijë ndjekës në Instagram dhe kjo kryesisht falë pozitivitetit dhe faktit se ka pranuar veten ashtu siç është, në një botë kur modelet e Instagramit kanë vendosur standarde gati-gati joreale të fizikut perfekt./Anabel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here