Rrëfehet shqiptari që vrau gruan: “Nuk kujtoj asgjë se cfarë ndodhi në dhomë

“Nuk kujtoj asgjë se cfarë ndodhi në dhomë. Di që ishim duke u zënë, dhe menjëherë më pas, sikur koha të ishte ndalur dëgjoj tim bir që më thërret nga dhoma tjetër”.

Kështu e ka nisur dëshminë e tij shqiptari 37-vjecar, Dritan Sulollari, që vrau me thikë gruan e tij Migena Këllezi, pas një sherri brenda banesës

Kliko per me shume info

Ai ka treguar se sherri kishte nisur për të njëjtat arsye që kishin kohë që ziheshin. “Sherri shpërtheu për të njëjtat shkaqe, ajo më thoshte gjithmonë që nuk punoja, që isha gjithë kohës në shtëpi. Ndërkohë që nuk kishim marrëveshje për ndarjen dhe se kujt do ti lihej në kujdestari djali”- ka thënë ai, por pa thënë asgjë rreth krimit.«Di që shmanga tim bir që të shihte të ëmën e vdekur në dhomë dhe i thashë që isha plagosur dhe se duhet të shkoja në spital, por mos më pyesni se cfarë ndodhi kur kisha thikën në dorë dhe se si u plagosa në dorë, sepse nuk e di”- tha ai, shkruan Panorama.

Nesër do të jetë edhe seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj tij dhe pritet të dalë edhe rezultati i autopsisë së viktimës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here