Rrëfehet Albano Bogdo: Si rashë pre e bulizmit fizik dhe verbal kur isha i vogël

Kliko per me shume info

Aktori i njohur Albano Bogdo i cili njihet si emër në botën e spektakleve të humorit shqiptar ka treguar se ka rënë pre e bulizmit kur ishte i mitur.

Ai ka treguar përmes një postimi në Facebook se në fëmijëri dhe adoleshencë është dhunuar fizikisht pasi bulizmi në atë kohë nuk ishte vetëm verbal.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë në Facebook

Më bëri të mendohem pak kjo puna e bulizmit. Në fëmijërinë dhe adoleshencën time, bulizmi nuk ishte vetëm verbal. Ishte kryesisht fizik.

Çdo lagje apo shkollë, kishte 5 apo 6 të fortë, që të qëllonin sa herë të donin. Çfarë bëra unë? Krijova një shoqatë? Bëra thirrje për ndihmë? Qava se më shanë apo më qëlluan? Aspak.

U bëra shok me Vironin, me N dhe V, me R dhe S, dhe u hyra bulistave me dru derisa mallkuan ditën që linden( shaka).

Mbarova shkollën, u bera ky që jam sot, dhe ish- bulistat( sa emër qesharak) më marrin në tel dhe me thonë se e kanë per nder që janë nga i njëjti qytet me mua.

Zgjidhja nuk është hakmarrja. Zgjidhja nuk është ankesa, apo qurravitja. Zgjidhjaështë të besosh në veten tënde, ose të kesh 45 kushërinj të parë siç kisha unë dhe stë ngacmon njeri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.