Nuk e nominojnë për "këngën e vitit", reagon Rozana Radi: Mos luani bixhoz me artin tim!

Showbiz

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka reaguar ashpër pas një liste të publikuar nga Akademia KULT për të nominuar "këngën e vitit".

Akademia Kult e cila jep çmime vjetore për projektet apo sukseset artistike të vitit në disa kategori ka publikuar listën e këngëve të nominuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë gjithsej 6 artistë të nominuar në këtë kategori, por mungon emri i Rozana Radit dhe këngës ‘Ma thuaj ti’, e cila ishte fituesja e ‘Kënga Magjike 2016’.

Rozana është rebeluar lidhur me këtë çështje dhe e ka shprehur gjithë indinajtën e saj me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se askush nuk duhet të luaj bixhoz me artin e të tjerëve.

ME TE LEXUARAT