Rovena dhe Shpati në një lidhje dashurie? Këngëtarja tregon gjithçka

Kliko per me shume info

Një fotografi që Rovena e hodhi në Instagram ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit Shpat Kasapi.

Në fotografinë e publikuar shihet Rovena, Shpati dhe nëna e këngëtarit duke darkuar së bashku.
“Lajmi.net” ka kontakuar këngëtaren Strefa e cila e ka mohuar kategorikisht se ka ndonjë lidhje me Shpatin dhe tregoi gjithashtu se me ç’rast është realizuar fotografia mes tyre.

Kliko per me shume info

”Jo aspak e vërtetë, se unë e Shpati jemi miq të mirë e shokë në profesion, këndojmë në dhjetëra koncerte apo dasma bashkë dhe kemi dhe njohje familjare, ajo foto u bë gjatë nje koncerti javën që shkoi, të shtunen në Piacenza Itali, e kaq, nuk e di pse gjithmonë aludohet pa u siguruar, është një kaos i madh informacionesh e askush nuk po mban pergjegjësi. Shume shpejt do vijë fundi i gjithë këtij “qejfi” nga disa minj portalesh që për momentin po kënaqen të përbaltin emrat publikë”, ka thënë Rovena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.